Basketboll

PEJA-TREPÇA, DERBI I VJETËR SONTE NË “KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 15-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës, mbyllet sonte në Pejë.

Në këtë duel, përballen dy rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës, Peja e Trepça.

Deri më tani, pejanët kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dhjetë humbje. Dhe sfida pritet të jetë shumë interesante për fitore.

Ndeshja e sontme nisë sonte në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.