Basketboll

NË LIPJAN HAPET XHIRO E 16-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme hapet edhe xhiro e 16-të, në kuadër të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Edhe në këtë javë, na presin ndeshje shumë interesante e një ndër to edhe kjo që e hap xhiron sonte, ndërmjet Lipjanit e Feronikelit.

Lipjanasit kërkojnë fitoren e parë në Superligë në këtë edicion, derisa skuadra nga Drenasi në edicionin e parë në elitë synon që të jetë pjesë e Superligës, kurse deri më tani kanë grumbulluar 16 pikë, derisa Lipjani ka 14.

Kjo ndeshje sonte nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në

Komentet janë të mbyllura.