Basketboll

DERBI I DITËS NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë vikend po zhvillohet xhiro e 16-të në elitën e basketbollit kosovar.

Derbi i ditës së dytë të kësaj xhiroje, padyshim që zhvillohet në Therandë, atje ku Golden Eagle Ylli e mirëpret ekipin e Ponte Prizrenit.

Therandasit janë në formë në xhirot e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë me fitore edhe kundër Prizrenit, që ka treguar lojëra të mira në stinorin vjeshtor, duke grumbulluar 22 pikë, kurse therandasit kanë një pikë më pak.

Ndeshja nisë sonte në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion” si dhe Klan Kosova.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.