Basketboll

RIVALËT E VJETËR, MBYLLIN XHIRON E 16 TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 16-të e Superligës së Basketbollit Kosovar, mbyllet sonte me një takim tejet interesant.

Takimi i fundit i kësaj jave zhvillohet në mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 15 pikë, derisa prishtinasit në vendin e katërt me 21 pikë. Lider Rahoveci do të pushojë në këtë xhiro.

Ndeshja nisë sonte në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.