Basketboll

SONTE NDESHJE SHUMË INTERESANTE EDHE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Në kuadër të xhiros së 17-të, ndeshje shumë interesante na pret edhe në “Sezai Surroi” të Prizrenit.

Në këtë sfidë, Ponte Prizreni e pret Rahovecin, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.

Rahoveci që po ashtu ka grumbulluar 25 pikë do të përballet me Ponte Prizrenin, në një takim mjaft interesant. Prizrenasit kanë grumbulluar 23 pikë, por gjithashtu kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.