Basketboll

XHIRO HAPET SOT ME KRYENDESHJEN E JAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 17-të e Superligës së Basketbollit kosovar, hapet sot me një super-ndeshje.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet sonte në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 25 pikë apo nga 11 fitore dhe tri humbje deri më tani, andaj përballja pritet të jetë shumë interesante.

Bardhekaltrit hynë në këtë përballje pas një serie prej gjashtë fitoreve radhazi, derisa prizrenasit kanë treguar lojëra dhe rezultate të mira këtë edicion, duke qenë në krye të renditjes. Në sfidën e parë në Prizren ndërmjet këtyre dy skuadrave në këtë edicion, kishin fituar prizrenasit me rezultat 95:89.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

 

Komentet janë të mbyllura.