Basketboll

NDESHJE INTERESANTE EDHE NIKLI-TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 17-të në elitën e basketbollit kosovar, mbyllet në Rahovec me një duel shumë interesant.

Dueli i fundit i kësaj xhiro-je, por shumë i rëndësishëm është në mes Feronikelit dhe Trepçës. Skuadra nga Drenasi ka 18 pikë, derisa ajo mitrovicase 16, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë. Pikërisht kjo e bën duelin shumë të veçantë, sepse dy skuadrat synojnë të mbesin në elitë.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Në këtë edicion dy ekipet e fundit (vendi 8 dhe 9) bien nga Superliga, kurse vendi i shtatë do të luajë në “Play-out”.

 

Komentet janë të mbyllura.