Basketboll

WESTBROOK E HARDEN FITOJNË DERBIN E YJEVE, NDAJ ATYRE TË CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballje tejet interesante dhe e jashtëzakonshme në NBA, mbrëmë u zhvillua edhe në “Staples Center” të Los Angjelosit.

Houstoni si mysafir i LA Clippers, ka triumfuar ngushtë 117-122, në njërën prej ndeshjeve më interesante në javët e fundit në NBA.

Westbrook me 40 pikë e 10 kërcime, si dhe Harden me 28 pikë e 10 kërcime, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e “raketave” sonte.

Tek Clippers s’mjaftuan për triumf, George me 34 pikë, por as Leonard me 25 sosh.

Komentet janë të mbyllura.