Basketboll

VJESHTA MBYLLET ME NJË SUPER-NDESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e fundit e stinorit vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar, mbyllet sonte me një super-ndeshje.

Sonte na pret kryendeshja e ditës, por ndoshta edhe komplet xhiros, ajo në mes të Rahovecit dhe Pejës, që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor.

Vreshtarët kanë 11 fitore dhe katër humbje, kurse Verdhezinjtë tetë fitore dhe shtatë humbje. Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në Ligën Ballkanike, duke dhuruar ndeshje të bukura dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën mbrëma në palestrën “Mizair Isma”.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.