Basketboll

PRIZRENI ZYRTARIZON PËRFORCIMIN E RADHËS NË EKIP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës në skuadër për pranverë.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Keenan Wareen.

Komunikata zyrtare nga klubi:

”Pas ardhjes dhe transferimit të lojtarit Wolford ekipi jonë arriti ta gjejë edhe zëvendsuesin e Canada pra Keenan Wareen. Keenan Wareen i gjatë 1.87cm luan në pozitë fundorit, ndërsa së fundi u paraqitë në Gjermani në ligën Pro A, me ekipin HANA WHITE WINGS. Me Wareen ekipi përmbyll transferimin e lojtarëve të huaj dhe sigurishtë që rosteri përfundimtar do përbëhet me lojtarët bazë që ishin si vjet si dhe edicionin e kaluar”, thuhet në kumtesën zyrtare të prizrenasve.

Komentet janë të mbyllura.