Basketboll

EKSKLUZIVE: IMER TAHIRI NUK ËSHTË MË PJESË E KB TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga mbrojtësit më të mirë të Superligës viteve të fundit, Imer Tahiri i ka ndarë rrugët me skuadrën e deritanishme, KB Trepça, mëson ekskluzivisht Asistionline.com.

Gjithmonë sipas burimeve të Asistionline, Tahiri e ka përfunduar kontratën me KB Trepça dhe është në kërkim të ndonjë avanture të re pasi synon që pjesën tjetër të kampionatit ta vazhdojë tek ndonjë skuadër që ka ambiecie për të fituar trofe.

Asistionline.com merr vesh poashtu që Tahiri është në bisedime të avancuara me dy skuadra të kreut të tabelës por për shkak të ndjeshmërisë së negociatave, nuk duam që emrat e skuadrave në fjalë të bëhen publike./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.