Basketboll

STINORI PRANVEROR NISË SOT NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme nisë stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar.

Ndeshja hapëse e këtij gjysmëstinori, luhet në “13 Qershori” të Therandës, ku vendasit e  Golden Eagle Yllit e presin Feronikelin nga Drenasi.

Skuadra therandase ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë, kurse ajo nga Drenasi renditet në vendin e shtatë me 21 pikë. Dhe të dyja skuadrat kanë synime diametralisht të kundërta, Ylli trofetë e Nikli mbijetesën.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.