Basketboll

PONTE PRIZRENI: ZËVENDËSIME PËR TË LARGUARIT, SYNIMET E VJETRA

DY LARGIME E DY ARDHJE TË REJA...

(AsistiOnline) – Ponte Prizreni sivjet po e kalon vitin e dytë në elitë, vazhdoi rrugëtimin si një skuadër mirë e organizuar që pa bërë shumë zhurmë është bërë arrë të fortë për të gjithë ato skuadra që nuk luajnë me koncentrim të 100% ndaj tyre. Në fund të vjeshtës Ponte u rendit si skuadra e gjashtë në tabelë, me 9 fitore dhe 7 humbje duke i mposhtur rivalët si: Golden Eagle Yllin, Pejën dhe Rahovecin.

Gjatë afatit kalimtar dimëror bardhezinjët prizrenas bënë disa ndryshime duke larguar nga skuadra emra të dëshmuar si Elliot Cole dhe Malcolm Canada.

Skudra e drejtuar nga Arbnor Rifati menjëherë gjeti zëvendësimet e nevojshme, ku në vend të Elliot Cole transferoi Andre Ëolford i cili në Prizren erdhi nga NCAA ndërsa boshllëkun e lënë nga largimi i Canadas-së e plotësoi Keenan Ëareen i cili në skuadrën e Arbnor Rifatit sjell përvojën nga basketbolli gjerman, më saktësisht nga Liga Pro A.

Komentet janë të mbyllura.