Basketboll

XHIRO E MESJAVËS NISË NË LIPJAN

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll, që do të sjellë ndeshje interesante.

Lipjani që në fundjavë shënoi fitoren e parë (ndaj Bashkimit) do të përballet me Golden Eagle Yllin ndeshje kjo që hap xhiron e 20-të. Lipjanasit kanë një fitore dhe 16 humbje në këtë edicion, derisa skuadra therandase ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e katërt.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.