Basketboll

PRIZRENI MPOSHT FERONIKELIN NË “SEZAI SURROI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mundur Feronikelin me rezultat 96-83 (31-22, 24-19, 26-22, 14-20 ) në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 31-22, derisa triumfuan edhe në periudhën e dytë, që e fitojnë 24-18. Perioda e tretë i takoi poashtu vendasve 25-22 dhe ajo e fundit përfundoi 15-20, derisa rezultati përfundimtar ishte 96-83 për Prizrenin.

Te Prizreni sonte u dalluan Nichols me 24 pikë, Franklin me 22, kurse te Feronikeli më i miri ishte Kareem Storey me 22 pikë pikë..

Prizreni tash ka 11 fitore dhe 8 humbje, kurse Lipjani 14 disfata dhe 5 fitore.

Komentet janë të mbyllura.