Basketboll

LARKIN SPEKTAKOLAR, EFESI FESTON NË MADRID

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma e lartë e Anadolu Efesit në Euroligë, ka vazhduar edhe në derbin e sontëm ndaj Realit.

Ekipi që po udhëheqet nga turku, Ergin Ataman ka fituar derbin e sontëm ndaj Real Madridit me rezultat, 75-80 e këta të fundit me humbjen e sontme e kanë humbur edhe pozitën e dytë në tabelë të cilën ju ka rrëmbyer CSKA Moska.

Shane Larkin me super performancë prej 32 pikësh, ishte kreatori kryesor i fitores së Efesit sonte, por u dallua edhe Tibor Pleiss me 13 pikë.

Tek Reali s’mjaftuan për fitore, Thompkins me 15 pikë e Llull me 13 pikë.

Komentet janë të mbyllura.