Basketboll

MËSOHEN PESËSHET STARTUESE TË ALL-STAR-IT NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme janë përzgjedhur kapitenët si dhe pesëshet e ekipeve të ALL STAR ndeshjes 2020 në NBA.

Në Konferencën Perëndimore në pesëshen startuese do të jenë, LeBron James, James Harden, Anthony Davis, Kawhi Leonard si dhe evropiani Luka Doncic. Kapiten i ekipit me më së shumti vota është zgjedhur i zakonshmi, “kingu” James.

Në anën tjetër për Lindjen do të luajnë si startues, Giannis Antetokounmpo, Kemba Walker, Joel Embiid, Trae Young dhe Pascal Siakam. Kapiten i ekipit do të jetë, Giannis.

Emrat e rezervistëve tek të dyja ekipeve do të përzgjedhen nga trajnerët e skuadrave.

ALL-STAR ndeshja luhet më 16 Shkurt në Chicago.

Komentet janë të mbyllura.