Basketboll

PRIZRENI FITON NË LIPJAN,VAZHDON NGRITJEN NË RENDITJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar sivjet.

Prizrenasit kanë arritur fitore në udhëtim, tek skuadra e papërshtatshme e Lipjanit me rezultatin final 77-97.

Sa i përket rrjedhës së sfidës, pjesa e parë e ndeshjes ishte më e barabartë me prizrenasit që i fituan dy periodat e para të ndeshjes ngushtë(19-24, 19-23), por në pjesën e dytë, mysafirët rritën tempon e lojës dhe përpos fitimit të periodave të fundit(20-29, 16-19) e fituan edhe ndeshjen me 20 pikë dallim.

Lojtarët që spikatën në fitoren e Prizrenit sonte ishin, Ty Nichols me 22 pikë, DeFranklin me 17 pikë, si dhe Urim Zenelaj e  Keenan Warre me nga 13 pikë.

Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, Tamas Bruce me 22 pikë, Joshua Boutte me 20 pikë, si dhe Warren Winson me 15 pikë.

Ishte kjo fitorja e 12 e Prizrenit sivjet, krahas 8 disfatave. Ndërsa, Lipjani u pajtua me humbjen e 19 dhe ka vetëm 1 fitore.

Komentet janë të mbyllura.