Basketboll

PËRBALLJA KRYESORE E DITËS NË “MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë dhe kryesore e ditës në Superligën e Basketbollit të Kosovës sonte luhet në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për sfidën që do të zhvillohet mes Trepçës dhe Rahovecit në “Minatori”. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e tetë, kurse Vreshtarët kanë 14 fitore dhe pesë humbje, duke grumbulluar 33 pikë, aq sa ka edhe Sigal Prishtina. Si Trepça, ashtu edhe Rahoveci, kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor dhe ballafaqimi i sontëm pritet të jetë mjaft interesant.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.