Basketboll

TORONTO ME FITORE MINIMALE NDAJ NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja më e nxehtë e mbrëmjes në NBA, padyshim që u zhvillua në Toronto të Kanadasë.

Raptors si vendas, me shumë e shumë telashe kanë mposhtur minimalisht skuadrën e Brooklyn Nets, 119-118.

VanVleet me 29 pikë e Davis me 23 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të ngushtë të Raptors.

Tek Nets s’mjaftuan, LeVert me 37 pikë e Dinwiddie me 21 pikë.

Komentet janë të mbyllura.