Basketboll

RASHICA: NGA KY “FINAL 8” NUK ËSHTË RISI – BEFASIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri dhe analisti i mirënjohur i basketbollit, Andin Rashica po mendon se në këtë “FINAL 8” të Kupës, nuk është risi befasia eventuale e ndonjë ekipi që shihet si “autsajder”.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Rashica ka dhënë mendimin e tij, para nisjes së turneut të Kupës së Kosovës që ka nisur sot në Rahovec.

“Duke parë përgatitjet e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në këtë “Final 8”, cilido ekip që kalon tutje në fazat finale, nuk do jetë befasi. Kjo për faktin se të gjitha skuadrat në kampionat, po tregojnë lojëra fenomenale andaj befasitë nuk do jenë risi”, tha Rashica.

Komentet janë të mbyllura.