Basketboll

YLLI LARGON FRAZIERIN, ALUDON NË NJË ARDHJE TË BUJSHME

PrishtinëAsistiOnline) – Golden Eagle Ylli sivjet nuk e ka në plan të ”rehatohet” me lojtarë të huaj.

Nga ekipi therandas është larguar amerikani i ardhur së fundmi, Keith Frazier. Ndërsa me largimin e tij, therandasit kanë paralajmëruar një ardhje të re dhe tejet cilësore në ekip, për ta ndjekur titullin e kampionit.

”Me marrëveshje të dyanshme kemi vendosur që të ndërprejmë bashkëpunimin me Keith Frazier. Golden Eagle Ylli e falenderon Keithin për angazhimin e deritashëm dhe i uron suksese në të ardhmen”, përderisa në fund të njoftimit klubi nga Theranda paralajmëron një ardhje të bujshme ”alla-NBA”.

Golden Eagle Ylli së fundmi arriti finalen e Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit, por u mposht nga Peja.

 

Komentet janë të mbyllura.