Basketboll

FENERI MPOSHT RIVALIN DIREKT PËR PLAY OFF, POR S’ARRIN TA KALOJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka fituar përballjen e fundit të xhiros në Euroligë, ndaj Valencias spanjolle.

Ekipi turk nga Stambolli, ka fituar si mysafir i Valencias me rezultatin e ngushtë të ndeshjes, 86-93. Në një ndeshje që dha spektakël deri në fund të takimit.

Derrick Williams me 22 pikë si dhe Kostas Slouskas e Luigi Datome me nga 13 pikë, u dalluan në fitoren e vështirë të Fenerit sonte.

Tek Valencia s’mjaftuan për triumf, Van Marinkovic me 22 pikë e Bojan Dubljevic me 15 sosh.

Edhe përkundër humbjes, Valencia qëndron në pozitën e 8-të, duke e lënë prapa, Fenerin në pozitën 9-të.

 

Komentet janë të mbyllura.