Basketboll

EFESI PËSON HUMBJEN E PARË NË 2020-TËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka pësuar humbjen e parë në vitin 2020 në Euroligë.

Lideri i Euroligës, që as pas kësaj humbje nuk e ka humbur kreun e tabelës, sonte pësoi në udhëtim nga Maccabi Tel Aviv me shifrat e ngushta, 77-75. Në një ndeshje të jashtëzakonshme që fituesin e mësoi vetëm në fund.

Kreatorë të fitores së sontme të Maccabit ishin, Scottie Wilbekin me 21 pikë të shënuara dhe Othello Hunter me 15 pikë.

Tek Efesi s’mjaftuan për triumf, Krunoslav Simon e Vasilije Micic me nga 14 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.