Basketboll

JA STATISTIKAT E SKUADRAVE MË EFIKASE PAS 27 XHIROVE TË ZHVILLUARA NË SUPERLIGË

Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Pasi Coronavirus-i (COVID 2019) filloi të përhapej edhe në vendin tonë erdhi vendimi për pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive si masë mbrojtëse për parandalimin kësaj pandemie dhe rrjedhojë u pezulluan garat edhe në Superligën e basketbollit të Kosovës.

AsistiOnline.com, vetëm për ju të nderuar lexues ka nxjerrur statistiskat e katër skuadrave të kreut pas 27 xhirove të zhvilluara në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Edhe pse aktualisht është në pozitën e tretë në rendtijen tabelare, Golden Eagle Ylli është skuadra e parë për nga efikasiteti i pikëve të shënuara për ndeshje. Therandasit pas 27 xhirove të zhvilluara kanë shënuar mësatarisht 88.6 % pikë ndeshje ndërsa për dy pikë efikasitet prej 56.9% kurse për tre pikë 30.8. Efikasiteti i skuadrës së Dragan Radoviqit nga vija e gjuajtjeve të lira është 70.8%.

Kryesuesja Sigal Prishtina ka shënuar mesatarisht 88.3 pikë për ndeshje. Edhe statistikat e tjera të kampionëve aktual në basketbollin kosovar janë dukshëm më të mira se të skuadrave tjera. Për dy pikë kaltër e bardhët kanë efikasitet prej 56.8% ndërsa për treshe 33.6%. Ajo që vlen të theksohet në statistikat e Sigal Prishtinës është efikasiteti i lartë nga vija e penaleve prej 72.5%.

Peja e rikthyer në Superligë pas rikthimit në skuadër gjatë afatit kalimtar dimëror të Dardan Berishës ka përmirësuar dukshëm efikasitetin dhe tani edhe pse ndodhet në pozitën e katërt në tabelë është skuadra e dytë me më së shumti pikë të realizuara. Pejanët mestarisht për ndeshje kanë shënuar 87.9 pikë për ndeshje ndërsa për dy pikë kanë efikasitet prej 54.3% kurse për tre pikë 34%.

Edhe momentalisht ndodhet në pozitën e dytë të tabelë, Rahoveci është skuadra e katërt më efikase në Elitën e Basketbollit duke shënuar mesatarisht 84 pikë për ndeshje ndërsa për dy pikë ka efikasitet prej 53% kurse për dy pikë 33.6. Nga vija e gjuajtjeve të lira efikaseteti i Rahovecit është 69.9%.

Nga vija e gjuajtjeve të lira skuadra nga Karagaqi pas 27 javëve në ka efikasitet prej 67.2%. AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.