Basketboll

Efesi ia beson pozitën e trajnerit kroatit, Tomislav Mijatoviq

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Evropës, Anadolu Efes e ka zgjedhur problemin me trajner për dy vitet e ardhshme.

Klubi nga Stambolli ka njoftuar sot se ia ka besuar këtë pozitë kroatit, Tomislav Mijoviq i cili prej vitesh ka shërbyer si asistent në klubin e madh turk.

Tomislav Mijatovic do të shërbejë si kryetrajner i yni në dy edicionet e ardhshme 2024-2025 dhe 2025-2026!”, shkruan njoftimi i Efesit.

Mijatoviq po e drejton Efesin prej muajsh, pas shkarkimit të Erdem Canit i cili nuk po arrinte rezultate të kënaqshme me ekipin i cili brenda 5 viteve të fundit e ka fituar dy herë Euroligën.

Ekipi i Efesit në dy vitet e fundit nuk po arrin të kyçet në play off, andaj drejtuesit e klubit sivjet pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në lojtarë për tu rikthyer te rruga e sukseseve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.