Basketboll

ORLANDO SKUADRA E PARË QË ARRIJNË NË KOMPLEKSIN ”WALT DISNEY”

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë filluar përgatitjet zyrtare përfundimtare për vazhdimin e sezonit të NBA-së dhe skuadra e parë që arrin në vendin e finaleve është Orlando ‘Magjike’.

Orlando është në një farë mënyre, edhe nikoqire e kësaj gare të pazakontë, në të cilën do të marrin pjesë 22 ekipe nga NBA, sepse të gjitha ndeshjet do të luhen brenda kompleksit, “Disney World” në Orlando të Floridas.

Që nga sot kur nisin përgatitjet, të gjitha skuadrat e NBA-së do të vendosen në kompleksin e izoluar nga “bota e jashtme”. Ekipet dhe lojtarët nuk do të mund të largohen nga hotelet, pra do të hyjnë në salla që janë me kushte të veçanta. Përveç ndeshjeve zyrtare, ekipet nuk do të kenë kontakte me njëra tjetrën.

Sezoni i NBA-së është paralajmëruar të vazhdoj më 30 korrik edhe pse shteti i Floridas është bërë një vatër e fortë e koronavirusit në SHBA. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.