Basketboll

LAKERS ME SHUMË TELASHE NDAJ DENVERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra favorite për titullin e NBA-së sivjet, LA Lakers kanë fituar me shumë telashe ndaj Denverit në stinorin e rifilluar që po zhvillohet në Orlando të Floridas.

Në fakt  ekipi i Frank Vogel, pothuajse gjatë tërë ndeshjes e kishte avantazhin në anën e tyre, porse të ngushtë dhe deri në sekondat e fundit, Nuggets bënë presion që ta marrin kontrollin në anën e tyre, por Lakers nuk lejuan dhe në fund fituan ndeshjen me +3 pikë avantazh(121-124).

Për këtë fitore të Lakers, ndikuesit kryesorë ishin: LeBron James me LeBron James me 29 pikë e 12 kërcime, si dhe Anthony Davis me 27 sosh.

Tek Nuggets s’mjaftuan për triumf, PJ Dozier me 18 pikë, por as Michael Porter Jr. me 15 sosh.

Vlen të ceket se të dyja skuadrat e lartëcekura, tashmë e kanë siguruar plej-off”-in e stinorit. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=K0QTDHdHVt4

Komentet janë të mbyllura.