Basketboll

LAJM I KEQ PËR HOUSTONIN PARA NISJES SË ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Russell Westbrook nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Houstonin për ndeshjet e para të play-off-it, kundër ish-ekipit të tij Oklahoma.

Russell Westbrook pritet të jetë jashtë për disa prej ndeshjeve të para të serive të play off-it, që nisin javën e ardhshme e që ekipi i tij luan kundër Oklahoma City Thunder dhe ndoshta do jetë jashtë parketit edhe më gjatë, sipas Jonathan Feigen nga Texas Sports Nation

Edhe pse ylli u Rockets nuk pati ndonjë problem gjatë ndeshjes kundër Spurs ose menjëherë pas saj, megjithatë më pas ai tregoi se ka një muskul të tendosur dhe do ti duhet të pushojë për disa ditë.

Westbrook ka pasur mesatare prej, 27.2 pikë për ndeshje me Houstonin këtë sezon. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.