Under Header

spot_img

VLLAZNIA E SHKODRËS EMËRON TRAJNERIN PËR EDICIONIN E RI

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra shqiptare e basketbollit, Vllaznia e Shkodrës e ka zgjedhur trajnerin për edicionin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga qyteti i Shkodrës ka njoftuar sot, se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur shqiptar, Afrim Bilalli i cili përveç drejtimit të klubeve të shumta shqiptare, aktualisht udhëheq edhe Kombëtaren Shqiptare në Basketboll.

Klubi i Basketbollit Vllaznia me ambicien për fitimin e trofeve kombëtarë për edicionin 2020-2021 njofton të gjithë opinionin publik se ditën e sotme ka formalizuar me nënshkrimin e kontratës marrëveshjen e arritur me trainerin e Kombëtares Shqiptare të Basketbollit z.Afrim Bilali. Trainerit Bilalli i urojm suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët për fitimin e trofeve”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar.

Skuadra e Vllaznisë përpos garave vendore, sivjet pritet të jetë pjesë edhe e Ligës së përbashkët shqiptare, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme