Basketboll

SONTE NDESHJA E TRETË E FINALES SË MADHE NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte pas mesnatës me kohën tonë lokale, zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale të NBA-së, ndërmjet L.A. Lakers dhe Miami Heat.

Në sfidat 1 dhe 2 të zhvilluara para pak ditëve, kishte triumfuar skuadra e Lakers në ndeshjen e parë me rezultatin e lartë, 116-98 dhe në ndeshjen e dytë me rezultatin, 114-124 dhe të shohim se a do të jetë në gjendje që skuadra e Miamit ti kundërvihet një kundërshtari si Lakers për ta ngushtuar serinë, apo këta të fundit do të marshojnë drejt titullit.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 01:30 me kohën tonë lokale, ndërsa transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe më ekskluzive në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1), si dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.