Basketboll

TAKOHEN IKONAT E TREPÇËS, MEHMETI ME FJALË TË MËDHA PËR PEPIQIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa mëdyshje që dy ikona të klubit basketbollistik, Trepça janë pikërisht edhe dy mitrovicasit e dëshmuar ndër vite në basketbollin e Kosovës, Artan Mehmeti e Eroll Pepiqi.

Ish-basketbollisti dhe ikona mitrovicase, Artan Mehmeti që tash merret me formimin e gjeneratave të reja, si udhëheqës i një shkolle të basketbollit tejet të suksesshme në Mitrovicë, sot ka publikuar një fotografi me ish-basketbollistin dhe veteranin tjetër të Trepçës, Eroll Pepiqin, për të cilin ka ‘thurur’ fjalë të mëdha.

Me Eroll Pepiqin shuterin më të mirë që ka pas Mitrovica… ??”, ka shkruajtur Mehmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Vlen të ceket, se edhe Mehmeti edhe Pepiqi, përpos që ishin sportistë të dëshmuar në basketbollin e Kosovës, shquheshin mbi të gjitha për virytete e larta njerëzore që posedonin dhe të tillë mbesin edhe tash.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.