Basketboll

APROVOHEN DATA DHE NUMRI I NDESHJEVE TË STINORIT TË RI NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga e NBA-së, pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizojë 22 dhjetorin si datën e fundit për nisjen e stinorit të ri në NBA.

NBPA (Shoqata Kombëtare e Lojtarëve të Basketbollit atje) njoftoi në mesnatë se Bordi i Përfaqësuesve të Lojtarëve miratoi 22 Dhjetorin si datën që do të fillojë sezoni i ri në NBA – 2020-2021, së bashku me sezonin e rregullt që ka 72 ndeshje.

Bordi i Përfaqësuesve të Lojtarëve të Shoqatës Kombëtare të Lojtarëve të Basketbollit (NBPA) ka aprovuar paraprakisht një datë të fillimit të 22 Dhjetorit, 2020 për sezonin NBA 2020-2021 dhe një orar me 72 lojëra. Detaje shtesë mbeten për t’u negociuar dhe NBPA ka besim se palët do të arrijnë marrëveshje për këto çështje të mbetura të rëndësishme për sezonin e ardhshëm“, thuhet në njoftimin e NBPA-së.

NBA tani pritet të zyrtarizojë së shpejti 22 Dhjetorin si ditën e fillimit të sezonit të ri. Kishte raporte të mëparshme që disa lojtarë, përfshirë super yjet, që preferonin 2020-2021 të fillonin në janar dhe se ata po bënin presion që sezoni të zhvillohej në 18 Janar (Dita e Martin Luther King).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.