Basketboll

BARÇA E DEMOLON ALBËN NË BERLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona sonte e ka arritur një fitore të thellë, në kuadër të xhiros 7 në Euroligën e basketbollit evropian.

Katalunasit e trajnerit Jasikevicius, kanë triumfuar me rezultat të thellë në udhëtim tek Alba e Berlinit me rezultat të përgjithshëm prej, 67-103.

Dy yjet e skuadrës të ardhura, vitin e kaluar nga NBA, Nikolla Mirotiç me 18 pikë e Alex Abrines me 17 sosh, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Barçës sonte.

Tek Alba me lojë të mirë u dalluan, Simone Fontecchio me 17 pikë e Ben Lammers me 12 sosh.

Në duelet e tjera të mbrëmjes, Olimpiakosi arriti fitore në udhëtim tek Zeniti me rezultat, 66-75. Efesi triumfoi me vështirësi, si vendas ndaj Maccabi Tel Avivit, 91-89. Dhe në ndeshjen e fundit, Lyoni arriti fitore poashtu shumë të vështirë, por aq edhe të vlefshme në udhëtimin e mundimshëm tek Baskonia, 86-88.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.