Basketboll

PEJA KONFIRMON DY RASTE ME COVID NË EKIPIN E SAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës i ka konfirmuar dy raste pozitive të lojtarëve të saj me COVID-19.

Ekipi nga Peja, nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook ka konfirmuar se në ekipin e saj janë konfirmuar dy raste me COVID-19 dhe ndeshja e xhiros së katërt në Superligë me Bashkimin e paraparë të zhvillohet nesër, është shtyer për një ditë tjetër.

Me keqardhje ju informojme se dy lojtar tone kan rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe jane nenshtruar mases se izolimit sipas rekomandimeve te IKSHPK-se dhe se neser do te testohet edhe pjesa tjeter e ekipes. Ndeshja e parapare kunder Bashkimit e cila do duhej te zhvillohet neser shtyhet per nje date tjeter”, thuhet në njoftimin e pejanëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.