Basketboll

SFIDA E PARË E DITËS, ZHVILLOHET NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë të luhet, xhiro e katërt e Superligës së Kosovës me dy sfida tejet interesante.

Në kryeqytet me fillim nga ora 19:00, luhet sfida ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, skuadra këto që pretendojnë pozitat e para në tabelë.

Deri tani, bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 4

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Komentet janë të mbyllura.