Basketboll

SONTE SFIDË SHUMË INTERESANTE EDHE NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë dhe shumë interesante e ditës në Superligën e Kosovës, zhvillohet në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Bëhet fjalë për përballjen, Rahoveci-Ponte Prizreni që pritet të jetë sfidë tepër interesante e xhiros së katërt. Deri tani ”vreshtarët” kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 4

E enjte

19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.