Basketboll

AS PRISHTINA VAZHDON ME BILANC PERFEKT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina ka vazhduar me formën e lartë në edicionin e ri të Ligës së parë edhe sot.

Kryeqytetasit e kanë vazhduar serinë pa humbje, duke e mposhtur kësaj radhe, ekipin mysafir të Istogut me rezultat përfundimtar, 75-69.

Basketbollistët më të dalluar në këtë duel për Asin ishin, Dardan Sejdiu e Don Polloshka me nga 16 pikë, Alban Latifaj me 12 pikë dhe Albatrit Berisha me 10 sosh.

Tek Istogu s’mjaftuan për fitore, Diamant Shabani me 28 pikë e Mirlind Zekaj & Dardan Maxharraj me nga 10 pikë.

Me këtë triumf, As Prishtina e vazhdon serinë e fitoreve në Ligën e parë, ku nga 3 ndeshje, ka po aq fitore dhe gjendet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Marigona Hill Prishtinën, por me kosh-diferencë më të ulët se kjo e fundit që e mban vendin e parë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.