Basketboll

DENI AVDIJA DRAFTOHET TE WASHINGTON WIZARDS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Deni Avdija është draftuar mbrëmë tek skuadra nga NBA, Washington Wizards.

Avdija që është i lindur në Izrael dhe luan për Kombëtaren e këtij shteti, por që babai i tij, Zufer Avdija ka prejardhje nga Kosova dhe është i lindur pikërisht në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është përzgjedhur nga skuadra e Wizards, si zgjedhja e 9-të në draftin e sivjetmë të NBA-së.

19 vjeçari i lindur në Beit Zera të Izraelit, karrierën profesionale e ka nisur tek skuadra e Maccabi Tel Aviv në vitin 2017 dhe tek të cilët luajti deri në stinorin 2019/20 dhe kishte mesatare prej, 4.0 pikëve, 2.6 kërcimeve dhe 1.2 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.