Basketboll

MBAHET DRAFTI I NBA-SË: EDWARDS, WISEMAN DHE BALL, 3 AFRIMET E PARA TË SKUADRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që po lëmë pas, është mbajtur ”drafti” i NBA-së, ku skuadrat e ligës bëjnë selektimin apo përzgjedhjen e lojtarëve të rinjë, për ti afruar në skuadrat e tyre e që vinë kryesisht nga kolegjet amerikane, por edhe nga tërë bota.

Zgjedhja e parë e draftit të sivjetmë, i takoi skuadrës së Minnesota Timberwolves që ashtu edhe siç pritej e zgjodhi, Anthony Edwardsin nga kolegji i ”Georgias”.

Skuadra e Golden State Warriors përzgjodhi ‘pick’-un e dytë, James Wiseman nga kolegji i ”Memphisit”.

Dhe zgjedhja e tretë ishte, LaMelo Ball që kaloi tek skuadra e Charlotte Hornets.

Pas pak ju sjellim raportin e detajuar me të gjitha zgjedhjet që bënë skuadrat e NBA-së në këtë draft.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.