Basketboll

DRITA MPOSHT MH PRISHTINËN DHE IA RRËMBEN POZITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e ka fituar përballjen derbi të xhiros së pestë në Ligën e parë, ndaj Marigona Hill Prishtinës.

Gjilanasit kanë triumfuar në udhëtim te MH Prishtina me rezultat tejet të konsiderueshëm prej, 89-106.

Basketbollistët më të merituar për fitoren e Dritës sot ishin, Rinor Ahmeti me 26 pikë, Qëndrim Demi me 24 pikë, Bardh Jakupi e Gent Shala me nga 14 pikë, Erhan Sholla me 13 pikë e Driton Sylejmani me 10 sosh.

Tek MH Prishtina s’mjaftuan për fitore, Visar Ejupi me 24 pikë e Shpat Mustafa me 21 pikë.

Me këtë fitore, Drita ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 8 pikë, ndërsa, MH Prishtina bie në pozitën e tretë, poashtu me 8 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.