Basketboll

VUSHTRRIA E HUMB EDHE NDESHJEN E DYTË NË SEKONDAT E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vushtrrisë e ka pësuar edhe disfatën e dytë me radhë në çastet e fundit të ndeshjes, ashtu sikurse ndaj As Prishtinës.

Është skuadra e New Basketit nga Prizreni, ajo që ka mposhtur kësaj radhe Vushtrrinë me rezultat të ngushtë, 77-71.

Bardhi Rexha me 26 pikë e 14 kërcime, Joshua Juddine me 20 pikë dhe Ardit Memqaj me 14 pikë e 11 kërcime, ishte lojtari më i dalluar në këtë fitore të madhe të New Basketit.

Tek Vushtrria s’mjaftuan për fitore, Engjëll Ramaj me 28 pikë e Albion Imeri me 20 sosh.

Tash New Basketi ka 2 fitore e 3 humbje, ashtu sikurse edhe Vushtrria.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.