Basketboll

KËTË TË HËNË, ASISTI 426 – SHUMË SPECIAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Kte të hëne, emisioni ekskluziv-basketbollistik – ASISTI do të jetë më special.

Në prag të ndeshjeve para-kualifikuese të Kosovës në flluskën e Bratisllavës, EKSKLUZIVE dhe vetëm në ASIST: Intervistat me përfaqësuesit e Kosovës nga kampi i mbyllur stërvitor.

Cili është disponimi në këto kohë të vështira pandemie dhe çka thanë 12 viganët, para dueleve me Sllovakinë dhe Islandën.
 
Selektori, Marmarinos premton vetëm një: ”Me këta do të luftojmë, me këta do të fitojmë”.
 
Gjitha këto dhe shumë më shumë, lajme e analiza mbi rivalët e Kosovës në ASISTIN 426.
 
Shumë special. Të hënën nga ora 21, rrini n’shpi dhe me ASISTIN kënaquni.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.