Basketboll

6 FITORE NGA 6 NDESHJE PËR AS PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka vazhduar formën perfekte në stinorin e ri të Ligës së parë, duke e arritur edhe fitoren e gjashtë të stinorit.

Ekipi i udhëhequr nga Valentin Spaqi, sonte ka arritur të triumfojë përballë New Basketit me rezultat të përgjithshëm, 93-76.

Lojtarët më të dalluar në triumfin e Asit sonte ishin, Alban Latifaj me shifrat magjike, triple-double, 17 pikë, 10 kërcime e 10 asiste, Rron Kurti me 28 pikë, Endrit Berisha me 13 pikë e Dardan Sejdiu me 12 sosh.

Tek New Basketi s’mjaftuan për fitore, Joshua Juddine me 25 pikë e Bardh Rexha me 20 pikë.

Pas xhiros së gjashtë, As Prishtina pozicionohet e para në tabelë me 12 pikë, 6 fitore nga 6 ndeshje të luajtura. Ndërsa, New Basketi gjendet në pozitën e gjashtë me 8 pikë.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.