Basketboll

NDESHJET E NDËRSJELLA MES KOSOVËS DHE SLLOVAKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Sllovakia nuk është se kanë histori të përballjeve zyrtare mes vete. Në fakt, të dyja ekipet janë takuar katër herë mes vete dhe 3 duele i kanë fituar sllovakët e 1 fitore i ka takuar Kosovës.
Fitorja e vetme e Kosovës erdhi në ndeshjen e parë miqësore, më saktësisht më 18 Korrik 2017, me rezultat final 69:61. Ekipi kombëtar që atë kohë udhëhiqej nga Brad Greenberg.
Në ndeshjen e dytë miqësore që u zhvillua më 19 Korrik 2016 , Sllovakia arriti të i revanshohet Kosovës duke e arritur fitoren vetëm në sekondat e fundit me dy gjuajtje të lira për rezultatin final 75:73.
Dy miqësoret tjera Kosova me Sllovakinë i zhvilloi në vitin 2019 kur po përgaditej për parakualifikimet e Eurobasketit 2021. Ekipi kombëtar që atë vit udhëhiqej nga Damir Muallomeroviqi pësoi humbje në të dyja duelet.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 20 korrik 2019 djelmoshat pavarsisht paraqitjes së mirë pësuan humbje me rezultat 65:79.
Një ditë më vonë, më 21 Korrik 2019, Kosova për herë të fundit u takua me Sllovakinë ku pësuan me rezultat 82:65.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.