Basketboll

KASTRATI: I KEMI ANALIZUAR GABIMET, DO TË REAGOJMË NË MËNYRËN E DUHUR NDAJ ISLANDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati e ka marrë me shqetësim të madh, humbjen e djeshme të ekipit të tij, ndaj Sllovakisë dhe thotë se do të reagojnë ndaj Islandës.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com nga Bratisllava, Kastrati ka thënë se ndeshja ndaj Sllovakisë ishte me shumë gabime nga ana e tyre dhe se ndaj Islandës do të reagojnë në mënyrën e duhur.

Mendoj që dje, mbrojtja e jonë ekipore nuk ka qenë në nivelin e duhur. Lojtarëve të Sllovakisë ju kemi lejuar gjithçka. Sot e kemi analizuar lojën, i kemi parë të gjitha gabimet dhe kundër Islandës, besoj që të gjithë ne, do të reagojmë në mënyrën e duhur”, tha Kastrati për AsistiOnline.com

Kosova të shtunën do të përballet me Islandën, në takimin që zhvillohet në Bratislavë nga ora 16:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion si dhe Klan Kosova.

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.