Basketboll

RUGOVA: NDAJ ISLANDËS DUHET TË BËJMË GJITHÇKA PËR FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të dalluar te Kosova në duelin e djeshëm përballë Sllovakisë, ishte edhe qendra Fisnik Rugova.

Në një prononcim për Asistionline.com nga Bratisllava, qendra e Kosovës thotë se gabimet e shumta në mbrojtje dhe pasime, ishin ato që luajtën rol në humbje. E për ndeshjen ndaj Islandës, thotë se duhet fituar patjetër.

Ndeshja me Sllovakinë ka qenë një performancë e dobët ekipore, kemi bërë gabime të shumta, sidomos në mbrojtje dhe disa pasime. Gjendja fizike e lojtarëve sllovakë ka qenë në një nuancë më lartë. Besoj do e marrim veten nga kjo ndeshje, të përgatitemi sa më mirë për Islandën, se kjo ndeshje është si finale për ne, na rritë gjasat për kualifikim. Duhet të bëjmë çdo gjë për fitore të shtunën”, tha Rugova për AsistiOnline.com

Kosova të shtunën do të përballet me Islandën, në takimin që zhvillohet në Bratislavë nga ora 16:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion si dhe Klan Kosova.

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.