Basketboll

LAJM I MADH PËR KOSOVËN: LUKSEMBURGU MPOSHT SLLOVAKINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm fantastik na vije nga ‘flluska’ e Bratisllavës, atje ku Luksemburgu para pak çastesh ka arritur një fitore të madhe ndaj Sllovakisë e cila i konvenon shumë edhe Kosovës.

Luksemburgu ka arritur të befasojë Sllovakinë dhe ta mposht me rezultat, 77-73.

Përkundër disfatës sonte, Sllovakia është ngritur në tabelë në vendin e dytë dhe e ka kaluar Kosovën, POOR…

Aktualisht edhe ne edhe sllovakët, kemi nga dy fitore e dy humbje. Në dy ndeshjet e fundit të grupit, Sllovakia luan ndaj Kosovës dhe Islandës me shumë gjasa në vendin tonë dhe nëse ne e Islanda arrijmë ta mposhtim ekipin e Sllovakisë(pa e harruar Luksemburgun), kalojmë së bashku me islandezët grupin dhe arrijmë në kualifikime.

Deri në shkurt ne fillimsht shpresojmë që të kompletohemi si ekip, pastaj duhet të punojmë dhe të përgatitemi shumë, që ti mposhtim sllovakët e të shpresojmë që edhe Islanda ti mposhtë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.