NJË YLL I RI NGA KOSOVA, PO SHËNDRIT NË SHBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Pothuajse në mbarë botën po dalin në pah, talentët e rinjë të basketbollit e një numër i madh i tyre po dalin se kanë prejardhje edhe nga Kosova.
Kësaj radhe, AsistiOnline.com ju njofton me një talent të jashtëzakonshëm i cili po mahnitë, trajnerët e basketbollit në SHBA me aftësitë dhe lojërat e tij fantastike.
Bëhet fjalë për 15 vjeçarin, Arlind Konjuhi i lindur më 27.12.2005 në Anchorage të Alaskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili është me prejardhje nga Kosova, konkretisht nga Komuna e Vushtrrisë. Sipas babait të Arlindit, Hyseni i cili foli në emër të të birit, Arlindi ka filluar me basketboll në shtator të vitit 2015 në Alaska, ndërsa në vitin 2018, familja e lojtarit të ri është shpërngulur në Houston të Teksasit dhe për momentin, Arlindi luan për ”High School” atje. Çfarë vlen të veçohet është se Arlindi, çdo të dielë bën praktikë në kampin, ”Team Fox” i cili menagjohet ekskluzivisht nga NBA-lojtari, De’Aron Fox i cili është draftuar në NBA nga viti 2017 dhe që nga atëherë është lojtar i Sacramento Kings.
Aftësitë e jashtëzakonshme të Arlindit, ju kanë rënë në sy edhe kolegjeve të shumta amerikane nga ofertat e të cilave është vërshuar babai i tij dhe pritet që shumë shpejtë, Arlindi të vendosë për hapat e ardhshëm që janë të mirëseardhur për progresin në karrierën e tij të re.
Asisti dhe AsistiOnline, Arlindit pikësëpari i dëshirojnë shëndet e më pastaj suksese dhe fat në synimet që i ka për të ardhmen dhe se me punë mund ti arrijë ato që i ka në plan.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.