Basketboll

BORDI I FBK-SË, VENDOS PËR DATËN E MBAJTJES SË KUVENDIT ZGJEDHOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 03.12.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht për datën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FBK-së.

Ndër vendimet e marra të bordit të FBK-së, ka qenë edhe data e mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FBK-së, i cili është vendosur të mbahet më 18 Dhjetor 2020 në ora 15:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.